
Kurti arrin në Çair, merr pjesë në përurimin e rrugës ‘Adem Demaçi’
11 gusht 2023
| 15:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Së pari, ai është ndalur në Çair të Shkupit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, parti që është ndarë nga BDI-ja e Ali Ahmetit, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi
Kurti në Çair ka marrë pjesë në përurimin e rrugës “Adem Demaçi”.
Pas Çairit, Kurti do të qëndrojë edhe në Tetovë.