Kurti: Barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore

26 shkurt 2020 | 13:21

Barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në takimin që ka pasur sot me përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova, Besnik Leka dhe Adelina Berisha.

“Asnjë element i programit qeverisës nuk mund të jetë i mundur pa pjesëmarrjen e plotë të gruas në proces. Dhe kjo pjesëmarrje, nga ana e vet, nuk është e mundur pa koordinimin e përbashkët në këtë drejtim”, ka deklaruar Kurit, i cili në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ndërkaq, Igballe Rugova ka përgëzuar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re.

Ajo ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e çështjes gjinore në vend.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oklahoma City Thunder rrezikuan të shpërdoronin një avantazh prej 24…