Kurti bashkë me Mujën përurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bujqësisë në veri
27 prill 2026
| 09:24
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë në pjesën veriore të vendit.
Në këtë objekt do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Me këtë rast, Kurti tha se hapja e kësaj zyre synon gjithëpërfshirje dhe barazi në ofrimin e shërbimeve.
“Që të kemi një zyrë rajonale të ministrisë që, në një anë, ofron gjithëpërfshirje për të mos lënë askënd anash dhe ofron mundësi të barabarta”, tha ai.



