Kurti: Bashkëpunimi rajonal mundësohet me zhvillimin e transportit rrugor dhe hekurudhor

24 shkurt 2020 | 16:01

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), për Investimet në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër.

Kurti në një intervistë për medie ka shpalosur objektivat e qeverisë që udhëheq.

Ai ka thënë se luftimi i korrupsionit do të jetë prioritet për të. “Ne do të fokusohemi në zbatimin e ligjit për ta luftuar korrupsionin dhe për garantuar investimet dhe nga ana tjetër ne do të lidhim tregun e punës me edukimin e duhur dhe për këtë na duhet një infrastrukturë e mirë, e veçanërisht transporti hekurudhor, në të cilën BERZh-i do të mund të na ndihmojë shumë dhe rrugët rajonale që të kemi lidhje më të mirë si brenda vendit dhe me fqinjët. Ne kemi një rini mjaftë të arsimuar në aspektin teknologjik, por neve na duhen investimet e duhura. Po ashtu, ne kemi nevojë për investime të huaja që të kemi rritje ekonomike”, ka deklaruar Kurti.

Më tutje, ai ka theksuar se ndihma e BERZh-it i nevojitet Kosovës për të rehabilituar transportin rrugor dhe atë hekurudhor.

“Në drejtim të kësaj, ne do të fokusohemi që ta lidhim Prizrenin me Tetovën, po ashtu rehabilitimin e transportit hekurudhor nga jugu në veri, duke filluar nga Hani Elezit kufirit me Maqedoninë e Veriut, dhe në drejtim të Leshakut në kufi me Serbinë. Ky Samit ishte një mundësi e mirë që të diskutojmë me shefat e vendeve të tjera”, ka thënë Kurti, duke shtuar se investimet e diasporës do ta ndihmonin Kosovën.

“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, ka thënë Kurti në samitin e BERZh-it.

Western Balkans Investment Summit: PM Kosovo Albin Kurti on his country's potential

During our 2020 Western Balkans Investment Summit, our Jonathan Wells caught up with the Prime Minister of Kosovo ?? Albin Kurti as it's his first Summit, he shared with us his impressions, vision and hopes.Fighting corruption ? and enabling youth are among his key priorities

Gepostet von European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) am Montag, 24. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…