Kurti bën fushatë nga ndërtesa e qeverisë: Kemi ndërtuar çerdhe, depo të barnave, ura…

27 tetor 2025 | 17:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë të hënën në një konferencë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku ka mbajtur një fjalim me tone elektorale, vetëm një ditë pasi nuk ka arritur ta sigurojë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë Kurti 3.

“Tash ndërkohë, kemi hyrë në muajin e tetë të vitit të pestë të mandatit katër vjeçar. Nuk menduam që do të ndodh, e as dëshiruam. Por, e djeshmja veç sa e zgjatë këtë mandat. E ky mandat në detyrë, kemi plot detyra që po i kryejmë me përkushtim. Kemi ndërtuar çerdhe. Depo të barnave, pas më shumë se dy dekada. Kemi vendosur gurëthemel në QKMF në Shtime, Pishinën e dytë gjysmë-olimpike. Stacion të policisë në Zubin Potok. Banim social në Pejë, Gjilan, Istog, 4 mijë e 400 njësi banesore janë duke u ndërtuar prej se jemi në qeveri. Dy ura mbi Ibër.”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka promovuar disa lojtarë nga La Masia vitet e…