Kurti bën homazhe për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët tjerë në Marinë

14 dhjetor 2025 | 18:41

Në përvjetorin e rënies së tyre, Kryeministri në detyrë kujtoi sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së të rënë në Pashtrik në dhjetor të vitit 1998.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, të dielën bëri homazhe në kompleksin memorial në Marinë, me rastin e përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit, Beqir Gashit dhe 39 dëshmorëve të tjerë.

Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media, theksoi se Mujë Krasniqi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës, së bashku me 40 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte rënë në pritë në malet e Pashtrikut, derisa po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas komunikatës, të ngarkuar me armë dhe municione, ata u përballën me forcat serbe, duke zhvilluar luftime të ashpra në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut.

Mujë Krasniqi u vra më 14 dhjetor 1998 gjatë luftës në Kosovë, pasi ra në një pritë të forcave serbe pranë Gorozhupit, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, derisa po transportonte armë dhe ushqime bashkë me rreth 41 luftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po vazhdon me ritmin e projekteve të mëdha sportive,…