Kurti bën homazhe te pllaka përkujtimore në burgun e Dubravës

22 maj 2020 | 13:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar burgun e Dubravës, ku ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore, e cila është vendosur në kujtim të të vrarëve në këtë burg në vitin 1999 nga ana e Serbisë.

Aty Kurti ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të të vrarëve në këtë burg gjatë luftës së fundit.

Në burgun e Dubravës ka ndodhur njëra nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë, ku janë masakruar 130 të burgosur shqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia e ka zgjatur deri më 7 qershor masën e…