Kurti bën homazhe të varri i Enver Zymberit

26 korrik 2021 | 13:16

Kryeministri Albin Kurti ka bërë sot homazhe te varri i Enver Zymberit, në 10-vjetorin e vrasje së tij.

Në këtë përvjetor, kryeministri ka vizituar edhe familjen e policit, i cili u vra gjatë aksionit policor në vitin 2011, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

 

Postimi i plotë i Kurtit:

Derisa Kosova është në zi për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci, sot kujtojmë një jetë të dhënë në krye të detyrës në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Me t’u kthyer nga vizita te të lënduarit në Kroaci, në 10 vjetorin e rënies së Enver Zymberit bëra homazhe në Dubovc të Vushtrrisë. Pasi vendosa lule të freskëta te varri i Enverit, vizitova edhe familjarët e tij.

Me bacën Rremë, Muharremin, babain e Enverit, kemi qenë bashkë për afër një vit në burgun e Pozharevcit.

Edhe Enver Zymberi ishte arrestuar nga Serbia, së bashku me babain e tij. Gjatë bombardimeve të NATO-s atë e dëbuan nga Kosova për në Shqipëri, por me të mbërritur në Kukës ai veshi uniformën e UÇK-së dhe u mobilizua si shumë të rinj të tjerë, në luftën çlirimtare, në operacionin “Shigjeta”. Pas përfundimit të luftës, Enveri e vazhdoi kontributin e tij. Angazhimin në Policinë e Kosovës e shihte si vazhdimësi për shërbimin ndaj atdheut.

Ora 04:00 e mëngjesit, data 25 korrik. Enveri ishte zgjuar më herët sepse do merrte pjesë në një aksion. “T’u e pi kafen ai, ia dhash 2 euro se i thash munesh me mbetë gjatë në punë e untohesh…”, tregon baca Rremë.

18 orë më vonë, nga plaga e rëndë në kokë, në QKUK, ndërron jetë Enver Zymberi. Ai u qëllua nga një snajper derisa ishte në detyrë për ruajtje të sovranitetit të territorit të Kosovës.

Përvjetorët vetëm sa e rrisin peshën e veprës së tij.

Lavdi jetës e veprës së heroit tonë, Enver Zymberit!

May be an image of 1 person, standing and outdoors

May be an image of 1 person, standing, military uniform and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova ka thënë se synimi i tij primar ishte…