Kurti beson përnjëmend se 46 % e shqiptarëve janë analfabetë

30 korrik 2025 | 08:08

Opinionisti Azdren Shala në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, beson që 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë.

Ai u shpreh se Kurti ka qenë i sinqertë në statusin e tij kur e ka thënë një gjë të tillë.

“Mendoj që Albin Kurti me një status të vet ka qenë i sinqertë, ai beson përnjëmend se 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë, nuk dinë”.

“Fakti që ky i ka bindur në Kosovë një pjesë të njerëzve që kur ka shkuar për herë të parë në negociata i ka mbajtur Macronit ligjeratë për demokracinë, francezëve që e kanë rikthyer si koncept në Evropë, kjo flet shumë se si ky i trajton shqiptarët e Kosovës, ky përnjëmend i sheh si analfabetë”, tha tutje Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara…