
Kurti: Beteja e Koshares theu kufirin që ndante padrejtësisht shqiptarët
Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”.
Pas homazheve, ai ka thënë se kjo betejë theu kufirin që ndante padrejtësisht shqiptarët. “Sot vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe në 22-vjetorin e betejës së Koshares, të kësaj beteje të lavdishme e cila e theu kufirin e vjetër 86 vjet qe i ndante dhunshëm dhe padrejtësisht shqiptarët”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se kjo betejë duhet të studiohet e të mos harrohet.
“Në këtë betejë UÇK-ja krijoi kushtet për një luftë më të suksesshme dhe për çlirimin tonë. Kjo betejë duhet t`i kthehen nxënësit e studentët për ta studiuar e mësuar historinë e saj, por edhe i gjithë populli jonë e në veçanti institucionet dhe mos ta harrojmë se nga vinë dhe të dimë ku duam të shkojmë”, ka deklaruar Kurti.