Kurti bisedë telefonike me Scholzin, pret përkrahjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

29 prill 2024 | 13:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti ka njoftuar në platformën “X” se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën.

Kryeministri po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmuar Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë. “Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.

Ditë më parë Kurti kishte deklaruar se po punojnë që edhe Gjermania në Këshillin e Ministrave të reflektojë vullnetin e saj pozitiv edhe te të tjerët. “Ne po e ndihmojmë Gjermaninë që të na ndihmojë neve dhe në këtë mënyrë Kosova të bëhet anëtare e 47-të e Këshillit të Evropës”, kishte deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë pas…