
Kurti bisedon me senatoren amerikane Ernst, flasin për forcim të bashkëpunimit
25 mars 2021
| 12:10
Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka biseduar me senatoren amerikane Joni Ernst, me të cilën janë dakorduar për forcim të bashkëpunimit.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, Kurti ka shkruar se shumë shpejt do ta vizitojnë njëri-tjetrin.
“Ajo luajti një rol vendimtar në forcimin e forcave tona të sigurisë. Unë e falënderova atë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për forcat tona të sigurisë, të cilat janë duke u shndërruar në një ushtri profesionale, duke punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë. Ne ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe të vizitojmë njëri-tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Kurti.