Kurti dhe emisari britanik diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

16 shkurt 2024 | 16:08

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në burg ditë e sotme udhëheqësi më…