Kurti dhe Hamza mbrëmë e shikuan bashkë finalen, fotografitë tregojnë çfarë ndodhi në prapaskenë

22 maj 2025 | 11:29

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shikuar mbrëmë bashkë finalen e Trepçës me Bashkimin në basketboll me kundërkandidatin e tij të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bedri Hamza në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ata dy bashkë pas ndeshjes u panë duke shijuar disa ushqime që ishin përgatitur për këtë ndeshje.

“Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza”, ka shkruar iniciativa që çoi ushqimin atje.

Ajo ka shpërndarë edhe fotografitë e dy politikanëve bashkë.

Kurti  dhe Hamza kanë uruar Trepçën për titullin e dytë radhazi dhe të gjashtin në histori.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur” Bardhyl Mahmuti,…