
Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë
08 korrik 2025
| 11:31
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë ndjekur sot nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës.
Korrjet janë zhvilluar në arat e bujkut Xhema Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e të korrave dhe u informuan për rrjedhën e punës, rendimentin e grurit dhe sfidat me të cilat përballen fermerët. /EO



