Kurti dhe Ulutash diskutojnë për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në botë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Ulutash e ka uruar kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe diskutuan për bashkëpunim të ngushtë mes misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë, ku Kurti falënderoi Ulutash për kontributin dhe rolin e tij
“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm. Kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Ulutash për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar zyra e Kurtit.



