Kurti dhe Vitia t’iu tregojnë qytetarëve pse ka dështuar furnizimi me vaksina

17 prill 2021 | 16:56

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kërkojnë që kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia të tregojnë para qytetarëve se pse ka dështuar furnizim me vaksina.

“PDK-ja është duke ndjekur me shqetësim të madh dështimin e nënshkrimit të kontratës për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës. Dokumentet të cilat janë publikuar dje nga mediumet tona të lira tregojnë një gjë të qartë: që ky dështim është i qëllimshëm. Arsyetimin që e kemi parë dje nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe zyrtarët e qeverisë është i paqëndrueshëm. Kërkojmë nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia të dalin para qytetarëve të Kosovës dhe të jenë transparentë dhe të qartë se pse ka dështuar ky furnizim me vaksina në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 13:40, një qytetar në parkingun e një…