Kurti, diasporës: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë, regjistrohuni

25 prill 2024 | 08:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës.

Ai tha se ky është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë që, sipas tij, duhet të zgjasë rreth 10 minuta.

E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë në 10-vjeçarin e ardhshëm.

“Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo, gjithashtu, duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit”, tha ai.

Më tutje ai i ftoi bashkatdhetarët të regjistrohen në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të…