
Kurti: Distria dhe Laura, krenaria e Kosovës në skenën botërore
Nga një kampionat botëror ku konkurrenca është e hekurt, Kosova del me dy medalje të arta në shpirt, ndonëse të argjendtë dhe të bronztë në ngjyrë. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu nuk ishin thjesht pjesëmarrëse në Botërorin e Xhudos në Budapest, ato ishin histori, lavdi dhe emblemë force.
Nga vetëm tre garues që përfaqësuan Kosovën, dy arritën të ngjiten në podium. Distria, e pandalshme në kategorinë deri në 52 kilogramë, rrëmbeu medaljen e argjendtë, duke dëshmuar se klasi e saj është i qëndrueshëm. E menjëherë pas saj, në një tjetër peshë e tjetër stil, Laura Fazliu e pasuroi thesarin dardan me një tjetër medalje, këtë herë të bronztë, por me vlerë të artë. Ky sukses i dyfishtë nuk kaloi pa jehonë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, reagoi me krenarinë që u takon kampionëve të vërtetë.
Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, ai ka shkruar: “Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë. Ky kampionat çon në 10 numrin e medaljeve botërore të Kosovës në xhudo – një arritje që tejkalon edhe medaljet olimpike të vendit tonë. Urimet shkojnë për heroinat Distria e Laura, për mjeshtrin Driton Kuka dhe për të gjithë ata që në heshtje e përkushtim i japin Kosovës një emër që buçet në arenën ndërkombëtare”.