Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK-ja kërkoi që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër për presidentin

06 prill 2026 | 14:34

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit, ka thënë se do përpiqet që të ketë një takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

“Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për shkak se presidenti nuk do të jetë jo vetëm i një partie, por presidenti është shprehje e unitetit të popullit”, ka thënë Kurti para medieve.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta respektojë kërkesën e PDK-së që presidenti të jetë propozim nga kjo parti, Kurti ka thënë: “PDK-ja asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër përpara, ajo vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër. Pra absolute që dy kandidatët të jenë të PDK-së dhe të verbër që të mos na tregojnë emrin paraprakisht…”.

“Nuk mund të ketë marrëveshje pa ia thënë asnjëherë askujt asnjë emër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jon Martin po kalon një sezon që e ka nxjerrë…