Kurti: Do të kërkojmë sërish bashkëpunim për një president jopartiak

09 maj 2026 | 16:27

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,tha partia e tij do të kërkojë sërish bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.

Ai tha se synim pas zgjedhjeve e kanë që presidenti të jetë jashtë skenës politike.

“Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, kanë realizuar një…