
Kurti: Duhet të kemi më shumë se 60 deputetë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin, para pjesëmarrësve në veturat e parkuara te ‘Pallati i Rinisë’, dhe mijëra qytetarëve që po e ndiqnin ngjarjen nga shtëpitë e rrjetet sociale, hapën të mërkurën në mbrëmje zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të dalin të votojnë.
“Sondazhet janë duke e treguar se për çdo 10 persona, gjashtë prej tyre janë votues të LV-së. Këto sondazhe më ngjallin një frikë se mund të na shfaqin ndjenjën e vetëkënaqësisë së fitores, por ne nuk guxojmë ta bëjmë një gabim të tillë, do të vazhdojmë të punojmë sa më shumë në këtë fushatë zgjedhore”.
“Është e rëndësisë jetike që të kemi më shumë se 60 deputetë që të pamundësohet planet e atyre që shkaktojnë kriza. Krejt duhet të jemi bashkë, asnjë votë nuk është e pavlefshme dhe nuk është e tepërt”, ka deklaruar Kurti.