Kurti e akuzoi se deshi t’ia godas eskortën, reagon Sami Lushtaku: Rrenc, do të ndjekë rastin personalisht përmes padive

18 maj 2026 | 22:25

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se “kryetari i Skenderajt ka synuar të aksidentohet me eskortën ku ndodhesha unë”.

Për këtë çështje është lidhur direkt në “Pressing” të T7 kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje më këtë rast, duke thënë se do të merret personalisht me Kurti qoftë edhe përmes padive.

“Unë e di që Kurti është edhe mashtrues edhe rrenc, dhe kjo nuk i bën nder atij”.

“Vetëm Kurti nëse ka frikë nga vetvetja, sepse unë lidhje nuk kam me atë rast. Ai ka qenë me eskortën, dhe unë ka dalë nga pompa e benzinës, janë kamerat dhe nuk është mirë me u sjëllë në këtë mënyrë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Kurti me teori konspirative: Sami Lushtaku tentoi me veturë zyrtare të bëj ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri aksidente me fatalitet kanë tronditur sot Kosovën, duke lënë…