Kurti e Di Maio pajtohen se dialogu me Serbinë duhet të sjellë paqe mes të dy vendeve

11 shkurt 2020 | 18:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin shumë të ngushtë të Kosovës me Italinë, si dhe afërsinë që ky vend i BE-së e ka me rajonin.

Ministri Di Maio shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të ndihmuar në reformat në drejtësi, sipas modelit të implementuar në Itali. Poashtu, ai potencoi që Italia do të japë përkrahjen e saj në investimet e reja, të cilat stimulojnë punësimin e të rinjve.

Nga ana e tij, Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit si hap kryesor, si dhe investimet në fusha që gjenerojnë vende pune, sidomos për të rinjtë dhe gratë.

“Duke folur për rolin e BE-së si projekt i paqes dhe i prosperitetit, ai tha se kjo organizatë do të bëhet e plotë atëherë kur në të do të anëtarësohen të gjitha shtetet e kontinentit, përfshirë këtu edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të dyja palët u pajtuan që dialogu me Serbinë duhet të sjellë paqe mes të dy vendeve, si kusht për stabilitet të rajonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e rrahjes së…