Kurti e emëron Ragmi Mustafin këshilltar politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

27 shkurt 2026 | 10:46

Ragmi Mustafi ka njoftuar se me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës vazhdon detyrën si këshilltar politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Falënderoj kryeministrin Albin Kurti, për besimin e rikonfirmuar dhe për përkushtimin që institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë në trajtimin e çështjeve që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës. Është nder të vazhdoj këtë përgjegjësi sepse kufijtë administrativë nuk mund të kufizojnë përgjegjësinë kombëtare. Sepse të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë çështje e jashtme e Kosovës. Janë provë e karakterit të saj politik. Prandaj puna vazhdon”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca që ishte paraparë të niste në orën 09:30 –…