Kurti e ftoi opozitën ta sfidojë, Gashi: Ta shohim…
21 maj 2025
| 11:16
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar shkurt deklaratën e Albin Kurtit të cilën e ka bërë mbrëmë në televizionin publik, ku e ka ftuar opozitën ta sfidojë për qeverinë.
Para medieve, Gashi është përgjigjur shkurt: “Ta shohim…”, ka thënë Gashi.
Po ashtu, deputeti i LDK-së ka thënë se e drejta e partisë fituese është ta propozojë kryetarin e Kuvendit.
“Ka të drejtë ekskluzive dhe ta propozojë i pari qeverinë. Tash i mbetet atij me e bë shumicën, nuk jemi ne me e bë shumicën”, ka thënë Gashi.



