Kurti e “harron” Zogianin, reagon ish i propozuari për ministër

13 shkurt 2026 | 00:30

I propozuari për ministër të Arsimit në tetor, Avni Zogiani është lënë përfundimisht jashtë qeverisë së re të votuar të mërkurën.

Në vendin e tij është propozuar Hajrulla Çeku, ish-ministri i Kulturës.

I mbetur pa portofol, Zogiani reagoi vetëm me një urim në Facebook për Albulena Haxhiun, të cilën e uroi për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Një vit më vonë: urime konstituimi i Kuvendit! Urime Albulena, kryetare!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në Facebook.

Deri me tani, ai nuk e ka uruar Kurtin për mandatin e ri.

Zogiani, ish-zëvendësministër i Mjedisit, ishte propozuar nga Kurti për postin e ministrit të Arsimit në kabinetin qeveritar të propozuar në muajin tetor, i cili nuk i kishte votat e mjaftueshme për votim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se…