Kurti e konfirmon se do të takohet me Ramën në Tiranë

25 tetor 2019 | 15:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka dalë fitues zgjedhjeve, e ka konfirmuar se do të udhëtojë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet këtë vikend, në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, ka thënë Kurti gjatë vizitës në panairin “Agrokos” në kryeqytet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë në emisionin “Opinion” kishte paralajmëruar se do të ketë një takim me Albin Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Pogdani” të premten është përuruar libri…