
Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale
11 maj 2025
| 19:56
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale në Prizren. Në një postim të bërë nga partia e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj.
Sipas LV-së, Behar Begaj është emër i njohur në komunën e Prizrenit.
Në postimin e LV-së thuhet se Begaj ka ardhur në këtë parti me bashkëpunëtorët.
“Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur”, shkruan LV.
Postimi i plotë: