
Kurti e Osmani relaksohen me familjet e tyre në parkun e Gërmisë
01 prill 2021
| 12:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, janë parë sot në parkun e Gërmisë në kryeqytet.
Kurti është parë i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Rita dhe vajzën, ndërsa Osmani ka qenë i shoqëruar me bashkëshortin e saj Prindonin dhe dy vajzat.
Në fotografitë që ka siguruar “Telegrafi”, Kurti e Osmani shihet se janë duke kaluar një ditë të këndshme familjare.