Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023

11 dhjetor 2025 | 13:39

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer prapa në vitin 2023 kur BE kishte marrë vendim për liberalizim të vizave, duke e përdorur për fushatën e zgjedhjeve që do të mbahen me 28 dhjetor.

Sipas Kurtit, Kosova është një shtet i fortë me pasaportë të fuqishme që tashmë udhëton në Evropë si e lirë dhe e barabartë.

“Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme. Udhëtojmë në Bashkimin Evropian si të barabartë e të lirë, pas një kohe të gjatë izolimi e shpërfillje. Me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë, pa kompromise, pa shampanja, sepse ishte e drejtë dhe meritë, e shtetit dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kosovarët lëvizin lirshëm në BE nga 1 janari i vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si avokatë, kryetari i…