Kurti e pranon se s’mund t’i fitojë 80 ulëse në Kuvend për ta zgjedhur presidentin

06 mars 2026 | 16:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të ngjashëm me “diferenca të vogla”.

Ai ka thënë se s’mund t’i marrë 80 deputetë që janë të nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit.

“Unë më herët kam parë gatishmëri, por nuk kam parë zell për zgjedhje të reja të përsëritura, tash po shoh edhe zell për zgjedhje të reja, të cilat do të na marrin kohë më shumë. Nuk do të mund të shoh qysh tash se si mund të jenë ato zgjidhje për shkak se bëhet fjalë për kuorumin prej 80 deputetëve në sallë që duhet ta sigurojnë bashkërisht. S’mund të presim që të zhvillohen zgjedhje të reja me fushata të përsëritura ku tash duhet të themi që unë i marrë 80 deputetë së paku. Në këtë situatë unë s’besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re përkundrazi do të ketë një lloj vazhdimi të agonisë legjislative dhe institucionale në përgjithësi që është e panevojshme dhe e padrejtë. Dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë nja 10 milionë euro. Vështirë t’i nxirremi edhe me një palë zgjedhje të reja pa 10 milionë euro për ta përsëritur rezultatin, mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël, por s’po shoh diferenca të mëdha. Po e presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që përbrenda këtyre 60 ditëve ta përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri Albin Kurti, ka ndarë detaje…