Kurti e sfidon Sami Lushtakun me Hysni Mehanin në Skenderaj

09 gusht 2025 | 15:17

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit dhe bëhet fjalë për, Hysni Mehanin.

Lajmi është bërë i ditur sot gjatë një takimi me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Sipas njoftimit zyrtar, Mehani cilësohet si një njeri i afërt me qytetarët, i palodhur dhe me njohje të thellë për problemet lokale.

“Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri. Një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka…”, thuhet në deklaratën e VV-së.

Përveç Kurtit, në takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i VV-së Alim Rama, koordinatori i Qendrave Salih Zyba dhe deputetja Arjeta Fejza, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Mehanit.

Vetëvendosje premton administratë transparente, investime në bujqësi, arsim e infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë qendrore për zhvillim të qëndrueshëm të Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media italiane ka publikuar një lajm duke u referuar nga…