Kurti e Vitia sot marrin pjesë në përurimin e hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike

13 mars 2026 | 08:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike.

Ngjarja do të mbahet sot në ora 13:00 në kampusin e Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Renovimi i këtyre hapësirave synon përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve diagnostikuese për pacientët. Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike shëndetësore në vend.

Gjatë ceremonisë së përurimit pritet që përfaqësuesit institucionalë të theksojnë rëndësinë e këtij projekti për avancimin e shërbimeve të anatomisë patologjike dhe përmirësimin e diagnostikimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 13 mars të vitit 2015 Kombëtarja e Kosovës në…