Kurti: Edi Ramën dhe ndërkombëtarët përpiqem t’i edukojë me të gjitha aftësitë e mia për Serbinë (video)

27 tetor 2025 | 17:02

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi  që kishte më herët me shqiptarë në Federatën Pan-Shqiptare “Vatra” në Nju-Jork, kishte thënë se ka dallime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me aleatët ndërkombëtarë, kryesisht në raport me Serbinë.

“Unë kam dallime me kryeministrin Rama, kam dallime jo rrallë edhe me partnerët tanë. Por në përgjithësi, këto dallime kanë të bëjnë me qëndrimin karshi Beogradit zyrtar. Unë përpiqem që t’i informoj e t’i formoj e t’i edukoj me të gjitha aftësitë e mia, por ato nuk janë të pakufishme”, kishte thënë Kurti.

Ai ka theksuar se veprimet e qeverisë në detyrë të tij “nuk bëhen nga mllefi, por për hir të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, duke theksuar se këto dallime “nuk janë pengesë për të ecur përpara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e…