Kurti emëron Genc Nimonin zëvendësministër të parë të Drejtësisë
20 shkurt 2026
| 15:39
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.
Në njoftimin zyrtar thuhet se, gjatë mandatit të kaluar, Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë.
“Kryeministri Kurti e uroi Nimoni për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, theksohet në njoftim.
Ndryshe, ministre e Drejtësisë për këtë mandat katërvjeçar të “Kurti 3” është emëruar Donika Gërvalla.



