Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik Durim Berishën

21 shkurt 2020 | 16:17

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Durim Berishën këshilltar të jashtëm politik.

“Durimi bartë titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë. Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit. Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United në afatin…