
Kurti emëron Kreshnik Haxhiun zëvendësdrejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar
01 gusht 2025
| 17:05
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas propozimit të drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), ka emëruar të premten Kreshnik Haxhiun në pozitën e zëvendësdrejtorit të AMIK.
“Kryeministri e uroi z. Haxhiu për pozitën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.