Kurti: Evropa duhet t’i dënojë krimet e serbëve në Kosovë

07 dhjetor 2020 | 21:27

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Evropa që t’i dënojë krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Ai ka shkruar në “Facebook”,  se Serbia duhet të çlirohet nga e kaluara e saj, t’i pranojë krimet, t’i dënojë fajtorët dhe ta njoh Kosovën. “Evropa me këmbëngulje duhet të kërkojë dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale, e vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, të pranojë krimet, të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën, nëse duam vërtet që Ballkani të ecë drejt Evropës, e të mos kemi gjithnjë ankthin dhe pasigurinë e së ardhmes”, ka shkruar Kurti .

Ai ka përmendur edhe gërmimet e kryera në Kizhevak të Rashkës ku janë gjetur mbetje trupash të varrosur nga forcat serbe.

Për qasjen e serbëve ndaj Kosovës, Kurti tutje thotë se kjo nënkupton që ata nuk kanë hequr dorë nga projekti që shkaktoi gjenocidin.

Lidhur me këtë ngjarje, Kurti e ka kujtuar përuljen e Willy Brandtit, politikan gjerman që ishte përulur para një memoriali viktimash, duke kërkuar falje për krimet e gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur, Gold Ag, më 28 nëntor u bë…