Kurti flet butë teksa kërkon votë: Të debatojmë zellshëm për dallimet tona politike, me respekt për njëri-tjerin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pa ndonjë marrëveshje, ka nisur prezantimin e ekspozesë për qeverinë e re, përbërjen e së cilës do ta prezantojë dhe hedh në votim më pas.
Ai ka treguar se s’ka marrëveshje koalicioni me ndonjë prej partive tjera shqiptare për qeverinë e re, por kërkoi që përbërja që do ta prezantojë, të votohet nga të gjithë.
Kurti, një politikan që nuk është shquar asnjëherë për shumë diplomat dhe shumë kujdes në komunikim, ka kërkuar debat të argumentuar e të mirë në Kuvend.
“Pres që të debatojmë zellshëm për dallimet tona politike, por gjithnjë me respekt për njëri-tjetrin, për institucionet dhe për vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se do të jetë “përherë i gatshëm” për “diskutime deri në shterim”.



