Kurti flet për dy marrëveshje të rëndësishme, njëra pret autorizimin e Osmanit

07 korrik 16:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjet që janë miratuar dje në mbledhjen e qeverisë.

Sa i përket marrëveshjes më Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Kurti ka thënë se do të kërkojnë autorizimin e presidentes Vjosa Osmani për nënshkrim.

“Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të Qeverisë, miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore. Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës”.

“Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet”.

“Ndërkaq, pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë pritet të përkrahë të enjten rezolutën për…