
Kurti flet për herë të parë për dëshminë e James Rubinit në Hagë
22 shtator 2025
| 14:16
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin në Hagë.
“E kam përcjell pjesërisht me aq sa mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë. Roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetjen financiare në mënyrë të pandërprerë. Shpresojmë për të mirën, në anën tjetër qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë Kurti.
Ai është pyetur për faktin se Adem Demaçi po del si njeriu kryesor. Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se nuk jep vlerësime politike.
“Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike”, ka thënë Kurti për “T7”.