Kurti flet për ministrin e ri të Shëndetësisë, tregon se a do të jetë nga Vetëvendosja

10 nëntor 2021 | 19:50

Kryeministri Kurti ka folur për ministrin e ri të Shëndetësisë, që pritet ta zëvendësojë ish-ministrin Arben Vitia i cili ka dhënë dorëheqje pasi kandidon për kryetar të kryeqytetit.

Kurti ka bërë të ditur se këto ditë do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë, teksa ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha Bunjaku do të mbetet zëvendësministre.

“Këto ditë do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë në vend të doktor Arben Vitisë. Dafina Gexha Bunjaku do të jetë zëvendësministre, ndërsa do të emërohet ministry i ri”, ka thënë Kurti në ATV.

I pyetur se a do të jetë ministri i ri nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti u përgjigj shkurt.

“Jo, do të jetë i Shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamtumirë Nanë! Lamtumirë Ramizja ime! Unë e vazhdoj jetën pa…