Kurti i dëshiron shërim të shpejtë Mustafës

13 korrik 2020 | 13:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dëshiruar shërim të shpejtë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili ka dalë pozitiv me Covid-19.

Ai gjithashtu iu ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga Covid-19.

“Me këtë rast, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi Corona dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë secilit qytetar të sëmurë, deputetëve të infektuar si dhe kryetarit të LDK-së, Mustafa”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur para pak minuta…