Kurti i fton të interesuarit të aplikojnë për 121 vende pune në komunat veriore

04 gusht 2025 | 21:07
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën serbe i është drejtuar serbëve të Kosovës për të aplikuar në konkursin e shpallur për Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica”.

Kurti ka thënë se konkursi mbyllet këtë premte, 9 gusht – dhe për 53 vende tjera pune mbyllet me 19 gusht. Në total janë 121 vende pune.

“Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka formuar njësitë punuese dhe ka shpallur konkurse për 121 vende pune në komunat: Leposaviq, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi për 68 vende pune mbyllet këtë të premte, me 8 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera mbyllet me 19 gusht”, ka shkruar Kurti.

Video e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA (Ekspert i së drejtës publike)…