Kurti i injoron pyetjet për Specialen: Duhet me shku në Dragash e në Malishevë

24 dhjetor 2024 | 09:14

Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve rreth Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në një përurim në QKUK, Kurti ka vendosur ta injorojë pyetjen e drejtuar nga gazetarët rreth ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistimin e tij si dhe kërkesën e tij për t’u marrë në pyetje në zyrë.

“Dragash e në Malishevë duhet me shku…”, ishte përgjigjja e shkurtër e tij kur dëgjoi pyetjen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni me datën 16.

Ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se prokurorët e rastit janë njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’mund të ishte i pranishëm për intervistim pranë Prokurorisë Speciale, për shkak të agjendës së tij jashtë vendit.

Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në të gjitha pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës…