Kurti i kërcënoi bizneset, Limaj: Protesta e tyre duhet të merret shumë seriozisht

29 maj 2025 | 11:28

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate është pyetur për protestën e madhe të bizneseve prodhuese të cilët kanë bllokuar rrugët hyrëse në Prishtinë – për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës përmes ZRrE-së për t’i vendosur në të ashtuquajturin treg të lirë, ku tashmë çmimet e energjisë elektrike janë gati trefishuar.

Limaj i ka çuar porosi Albin Kurtit, partnerit të tij potencial, se kërkesat e bizneseve duhet të merren shumë seriozisht.

“Duhet m’u marrë shumë seriozisht. Seriozisht, shumë seriozisht. Mos harroni bizneset janë motori i zhvillim ekonomik të Kosovës. Duhet më shumë kujdes të trajtohet ajo temë. Keni prek në pikën time të dobët. Energjia është edhe në paketën time ligjore”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryetari i listës Guxo, Faton Peci, ka thënë se edhe…