Kurti i kishte anashkaluar procedurat e prokurimit për blerjen e rezervave shtetërore (dokument)

18 gusht 2023 | 13:13

Miku i kryeministrit Albin Kurti, Ridvan Muharremi është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.

Muharremit i është bastisur banesa dhe një pronë tjetër e tij, për më shumë se dy orë nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, për aferën e “avullimit” të rezervave shtetërore, janë arrestuar edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nën dyshimet e njëjta për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Gazeta “Nacionale” kishte publikuar një seri audio-incizimesh të cilat dëshmojnë skandalin me rezervën shtetërore në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas incizimit të parë që kishte publikuar “Nacionale”, vaji i porositur nga Polonia nuk kishte ardhur edhe pse për të ishin paguar qindra mijëra euro.

Më pas, në incizimin e dytë lidhur me grurin, tregohen presionet që i bëheshin një zyrtari të Ministrisë për ta nënshkruar pranimin e mallit, edhe pse disa tonë grurë mungonin.

Por para se të dilnin përgjimet, kryeministri Albin Kurti kishte marrë vendim që produktet e rezervës shtetërore të blihen pa procedura të prokurimit.

“Aprovohet kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore – Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që t’u mundësohet përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave, duke e klasifikuar lëndën e kontratës si sekret, në bazë të Ligjit Nr.03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, dhe Rregullores (QRK) Nr.03/2019 për Prokurim për Qëllime të Mbrojtjes dhe të Sigurisë. Obligohet Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për zbatimin e këtij vendimi”, është thënë në vendimin e Kurtit, i cili mban datë e 26 shkurtit të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneria e “Luaneshave”, Kombëtares angleze të femrave në Futboll, Sarina…