Kurti i kundërpërgjigjet Lajçakut: Bashkë me Rashiqin dhe Krasniqin mund ta shkruaj një draft-modern të Asociacionit

22 dhjetor 2023 | 12:28

Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një shkrim në “Facebook” në lidhje me “normalizimin e marrëdhënieve drejt vitit 2024”.

Në këtë shkrim, ai ka renditur shtatë çështje, duke theksuar se prioritet absolut i qeverisë është siguria për Kosovën.

Në pikën e pestë të këtij shkrimi, Kurti ka trajtuar edhe deklaratën e Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Draft-statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian, Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dhjetëditëshin e fundit të…