Kurti i la anash rritjes së pagës minimale personat me aftësi të kufizuara

03 dhjetor 2022 | 12:15

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar mobilizim institucional e shoqëror për përkrahjen ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ai ka thënë se integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi dhe mbështetje financiare duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar!

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, avokojmë për mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së kësaj kategorie. Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, duhen zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës.

“Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore – duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra të punësuarve në administratën publike në Republikën e Kosovës,…